Cikalleshi dhe Bytyqi në formacionin e javës në Turqi

Sokol Cikalleshi dhe Zymer Bytyqi, po shkëlqejnë në Superligën e Turqisë me fanellën e Konjaspor, të cilën skuadër së fundmi e ndihmuan për të mundur ekipin e Karagumruk me shifrat 5:1.

Cikalleshi në këtë ndeshje realizoi dy gola, një tjetër iu anulua për shkak pozitës jashtë loje, ndërsa gjithashtu asistoi edhe në golin e shënuar nga Zymer Bytyqi. Cikalleshi në këtë ndeshje luajti deri në minutën e 87-të, për tu zëvendësuar më pas nga shqiptari tjetër, shkupjani, Erdon Daci.

Ndryshe përveç Cikalleshit dhe Bytyqit në listën e golashënuesve për Konjaspor, u regjistruan edhe Ahmet Jillmaz Çelik dhe Levan Shengelia, ndërsa falë paraqitjes së shkëlqyeshme të dyshes shqiptare, ata janë përzgjedhur në formacionin e javës në Superligën turke.

Pas 37 xhirove të kaluara, Konjaspor me 45 pikë të tubuara renditet në pozitën e 11-të, ndërsa tashmë siç dihet Beshiktashi është kurorëzuar me titullin kampion. E nxehtë mbetet gara për pozitën e dytë, që siguron një vend për të Ligën e Kampionëve, e ku në garë janë dy skuadrat gjigande, Fenerbahçe dhe Galatasaraj. (infOSport.mk)

Leave a Reply