Lionel Messi i cili të mërkurën vazhdoi marrëveshjen me Barcelonën, pjesë e katalunasve pritet të jetë deri në moshën e tij 34-vjeçare. Ai që nga fillimi i karrierës së tij ka luajtur vetëm me Barcelonën, duke zhvilluar plotë 13 sezone.
Ai Barcelonës iu bashkua gjatë vitit 2000, kur ishte vetëm 13-vjeç.
Debutimi e tij me Barcelonën ai e pati në moshën 16-vjeçare, në ndeshjen kontrolluese ndaj Portos, ndërkohë në një ndeshje zyrtare, Lionel Messi debutoi në moshën e tij 17-vjeçare, në ndeshjen ndaj Espanjollit.
Brenda këtyre 13-viteve Messi rrëmbeu katër tituj në Ligën e Kampionëve e Barcelonën, 8 herë doli kampion i Spanjës, 5 herë triumfoi Kupën e Mbretit, 7 herë fitoi Super Kupën e Spanjës, 3 herë Super Kupën e Evropës dhe 3 herë Kupën e Botës për Klube.
Në aspekt individual “pleshti” 5 herë ka arritur që të rrëmbejë çmimin e “Topit të Artë”, 4 herë ka dalë të jetë fitues i Këpucës së artë, ndërsa po aq herë ka fituar edhe çmimin “Piçiçi”, si golashënuesi më i mirë në La Liga.
№10 në 583 ndeshje me Barcelonën ka regjistruar 507 gola. Ai është golashënuesi më i mirë në historinë e klubit “katalunas”, ndërsa gjithashtu edhe në historikun e “La Ligas”. Këto rekorde me siguri që do vazhdojnë të thellohen viteve në vazhdim, ndërsa mund të ketë edhe ndonjë rekord tjetër nga Lionel Messi, i cili me Barcelonën nënshkruajti kontratë deri në vitin 2021.
Barcelona përgatitjet për sezonin e ri futbollistik do ti startojë me datë 12 korrik, edhe atë me trajnerin e ri, Ernesto Valverde.