Në mesin e shumë urimeve në adresë të Shkëndijës me rastin e fitimit të titullit kampion të Maqedonisë së Veriut për sezonin garues 2020/21, përgëzime kanë arritur edhe nga klubet e Gjilanit të Kosovës.
Fillimisht SC Gjilani përmes një postimi në rrjetet sociale uroi Shkëndijën, ndërsa tani edhe nga radhët e Dritës ka mbërritur një letër drejtuar numrit një të klubit tetovar, Lazim Destani.
Urimi i firmosur nga drejtori i Dritës, Jetmir Salihu ua sjellim më poshtë: