Struga Trim Lum i dha fund serisë prej 12 ndeshjeve pa humbje të Shkëndijës

Struga Trim Lum të shtunën i dha fund serisë prej 12 ndeshjeve pa humbje të Shkëndijës, duke mundur kampionët e ri të vendit me shifrat 2:0, njofton “infOSport.mk”. Skuadra e Ernest Gjokës ndodhej në një seri prej 8 fitoreve të njëpasnjëshme, derisa disfatën e fundit e kishte pësuar vitin e kaluar (16 dhjetor), kur në Tetovë ishte mundur nga Pelisteri minimalisht 1:0.

Që nga ajo ndeshje, Shkëndija kishte regjistruar 10 fitore dhe 2 barazime, edhe atë pa gola përballë Rabotniçkit dhe Renovës.

Ndryshe fitorja e djeshme e Struga Trim Lim ishte e dyta në përballjet me Shkëndijën, nga gjithsej 5 përballje kundër skuadrës tetovare, që gjithashtu numëron 2 fitore ndaj skuadrës strugane, derisa një ndeshje mes tyre është mbyllur me barazim.

 

Leave a Reply