Një lajm i mirë për tifozët e Atletiko Madridit po sa na mbërriti nga Spanja. Faqja zyrtare e “jorganxhinjëve” informoi se legjenda e klubit, Fernando Tores ka vazhduar kontratën edhe për një vit tjetër.
“Jam shumë i lumtur që do të mbetem te Atletiko Madridit” – kishte komentuar shkurt Fernando Tores.
Sulmuesi 33-vjeçar është një fëmijë i Atletiko Madridit dhe shumë i pëlqyeshëm nga ana e tifozëve të kësaj skuadre. Ai pjesë e skuadrës nga Visente Kallderon ishte nga viti 2001 deri në vitin 2007, ndërsa më pas pati një aventurë evropiane. Gjatë vitit 2015-të Tores u rikthye në klubin e tij amë, ndërsa sezonin e fundit me Atletiko Madridin ai zhvilloi gjithsej 45 ndeshje në të gjitha garat, duke realizuar edhe 10 gola.