Pas ndeshjes që Real Madridi do ta luaj në Shkup ndaj Mançester Junajtedit në kuadër të Superkupës së Evropës, do të rikthehet në Spanjë ku do në program do t’i ketë dy ndeshje kundër Barcelonës në Superkupën e Spanjës.
Federata e futbollit në Spanjë i ka caktuar terminet e dy ndeshjeve, të cilat do të luhen në hapësirë kohore brenda katër ditëve. Ndeshja e parë do të zhvillohet në “Kamp Noi” me 11 gusht, ndërsa ajo e kthimit me 14 gusht në Madrid.
Kujtojmë që Barcelona edhe Real Madridi para Superkupës së Spanjës do të takohet edhe në turneun e Majemit në SHBA me 30 korrik.