Derbi shqiptarë në Danimarkë mbyllet me barazim, Qamili shënon dhe turpëron Ramadanin! (VIDEO)

Derbi shqiptarë në Danimarkë midis skuadrës së Horsens dhe Veljes është mbyllur me barazim 3:3, edhe pse skuadra vendase e Lirim Qamilit në një moment kishte epërsi 3:0, njofton “infOSport.mk”.

Pikërisht Qamili ishte autorë i golit të tretë për Horsens në minutën e 52-të, kur shfrytëzoi gabimin e futbollistit të kombëtares shqiptare, Ylber Ramadanit, për të shënuar me të majtën e tij në rrjetën e Brunst.

Megjithatë këtu ishte fundi i furisë së skuadrës vendase, që në një moment u ndal dhe lejoi që mysafirët me anë të sulmueist German Onugkha të shënojë 3 gola të njëpasnjëshëm, që në fund ndeshja për mbijetesë në elitën e futbollit danez të mbyllet me barazim 3:3.

Te Velje përveç Ylber Ramadanit, në lojë ishin edhe Arbnor Mucolli dhe Lundrim Hetemi, i cili në lojë u inkuadrua në minutën e 60-të, duke zëvendësuar pikërisht Ylber Ramadanin. Horsens vazhdon të mbetet në pozitën e fundit me 20 pikë, ndërkohë Velje e 3 futbollistëve shqiptarë pozicionohet në vendin e 10-të me 33 pikë. (infOSport.mk)

Leave a Reply