Skuadra nga Suharreka e Kosovës, Ballkani, shumë lehtë mund të dal kampion i Superligës së Kosovës në fund të këtij sezoni.
Klubi suharekas dje në kuadër të javës së 31-të në eliltën e futbollit kosovar mposhti minimalisht 1:0 skuadrën e Llapit, duke marrë kështu kryesimin i vetmuar, kjo falë edhe barazimit 1:1 të Dritës së Ardian Nuhiut në transfertën kundër Besës në Pejë.
Përmes faqes zyrtare në facebook, “portokallinjtë” tregojnë se duke filluar nga grupmoshat e reja, edhe atë U11, e deri te ekipi i seniorëve, Ballkani është lider.
“Arritjet e klubit tonë nga grupmoshat U11 deri te Seniorët. Kështu ndërtohet klubi. Na priftë e mbara deri në përfundim të kampionatit”, thuhet në njoftimin e klubit.
Ballkani pas 31 xhirove në Superligën e Kosovës, numëron 67 pikë, duke lënë pas vetes Prishtinën e Zekirja Ramadanit me 66 pikë, ndërkohë Drita e Ardian Nuhiut me 65 pikë renditet në pozitën e tretë.