Derbi i madh shqiptarë në futsal u takoi kampionëve të Futsal Shkupit (VIDEO)

Të dielën në vendin tonë përveç ndeshjeve të javës së 28-të në elitën e futbollit vendor, një vend të posaçëm zuri edhe super derbi shqiptarë në elitën e futsalit vendor midis FC Arben Bajrami dhe Futsal Shkupit, njofton “infOSport.mk”.

Ashtu edhe siç pritej, kjo ndeshje doli të jetë shumë e luftuar nga ana e të dyja skuadrave, ndërsa rezultati 0:0 i pjesës së parë e dëshmon më së miri një gjë të tillë.

Ndryshe Futsal Shkupi në këtë ndeshje shënoi fitore minimale 2:1, duke bërë që tashmë nga skuadra e tretë në tabelë, të jetë konkurrenti kryesor për titullin e kampionit.

Një ndër lojtarët më me përvojë në futsalin tonë vendor, Ferid Agushi shënoi golin e parë të këtij takimi, duke i dhënë avantazhin skuadrës kampione në fuqi të Futsal Shkupit. Pasoi një lojë më ofenzive e lojtarëve të FC Arben Bajramit, që madje rrezikuan shumë, duke luajtur pa portier, ndërsa një gjë e tillë dha rezultatin e duhur, kjo pasi Taulant Ismaili, arriti që të barazojë shifrat në 1:1.

Ky rezultat nuk i shkonte për shtati asnjërës skuadër, ndërsa të vetëdijshëm për një gjë të tillë, skuadrat u vëruslën në sulm. Megjithatë në momente të tilla një rol të rëndësishëm luajti edhe përvoja e lojtarëve të Futsal Shkupit, në rradhët e së cilës skuadër luajnë lojtarët që i kanë dhënë shumë futsalit në Maqedoni, e ku pa dyshim se një ndër ta është edhe Zoran Leveski.

Pikërisht ky i fundit duke luajtur rolin edhe të lojtarit dhe portierit disa minuta para fundit të takimit dha një asist të mrrekullueshëm për Eljesa Nezirin, i cili nga afërsia me kokë shënoi golin e dytë dhe të fitores për Futsal Shkupin.

Tashmë skuadra nga Çairi gjithçka ka në duart e veta, pasi me një fitore eventuale në duelin direkt për titull me KMF Proekt Ciko do të mbronte titullin kampion në elitën e futsalit vendor.

Futsal Shkupi me 50 pikë renditet në pozitën e parë, duke lënë pas vetes FC Arben Bajramin me 49 pikë, ndërkohë KMF Proekt Ciko me 47 pikë dhe një ndeshje më pak mban pozitën e tretë. (infOSport.mk)

Leave a Reply