Shkëndija fiton, por Shkupi nuk ja lejon festën që sot, fiton edhe Struga Trim Lum

Shkëndija e Tetovës ashtu edhe siç pritej morri një fitore të lehtë në transfertën në Strumicë përballë Bellasicës, skuadër kjo që vitin tjetër me shumë gjasa do të garon në Ligën e Dytë, njofton “infOSport.mk”.

Në anën tjetër Shkëndija nuk arriti të festojë që sot titullin e kampionit, kjo pasi FC Shkupi mundi Borecin në Veles me rezultatin minimal 1:0, duke shtyrë kështu festën “kuqezi”.

Fitore identike si Shkëndija (3:0), arriti edhe Struga Trim Lum, që në mënyrën më të mirë iu hakmorrë Pelisterit për disfatën e vetme të shkaktuar deri më tani në ndeshjet si vendas të ekipit strugan.

Derbi ndeshja e javës së 28-të midis Makedonija GJ.P dhe Rabotniçkit e zhvilluar në arenën “Todor Proesk” u mbyll me barazim 2:2, ndërkohë një fitore të lehtë regjistroi edhe Akademia Pandev, që mundi si vendas Vardarin me shifrat 3:0.

Kujtojmë, Renova gjatë ditës së djeshme mundi Sileksin 2:1, mirëpo skuadra nga Xhepçishti ende ndodhet në atë zonë të rrezikshme. (infOSport.mk)

LPFMV – Java 28

Renova 2:1 Sileksi
Bellasica 0:3 Shkëndija
Boreci 0:1 FC Shkupi
Struga T&L 3:0 Pelisteri
Makedonija GJP 2:2 Rabotniçki
Ak.Pandevi 3:0 Vardari

Leave a Reply