Vetëm një shqiptarë në stafin e trajnerit Sedlloski te FC Shkupi

Prej dje edhe zyrtarisht timonin e FC Shkupit e morri Goce Sedlloski, një emër ky shumë i njohur për opinionin sportiv në vend, njofton “infOSport.mk”.

Sedlloski në këtë mënyrë rikthehet të udhëheq një skuadër në Maqedoni, edhe atë pas 3 viteve, kur së fundmi drejtonte Vardarin, me të cilën skuadër numëron edhe trofetë e vetëm në karrierën e tij si trajner.

Ai te FC Shkupi tashmë ka zgjedhur edhe ndihmësit e tij, e ku bie në sy prezenca e vetëm një shqiptari. Ai  është Enes Qaili, i cili edhe më herët ka qenë pjesë e klubit, duke luajtur rolin e trajnerit kondicional në stafin e ish trajnerit, Muharem Bajrami, ndërsa vite me rradhë ka qenë pjesë edhe e grupmoshave të reja te skuadra nga Çairi.

Qaili sërish do të luaj rolin e trajnerit kondicional, ndërsa dy asistentët tjerë të Goce Sedlloskit do të jenë edhe Pavel Nedellkovski dhe Toni Meglenski, i cili kishte pasur një aventurë disa ditore si ndihmës i Muharem Bajramit. Ndërkohë trajner i portierëve do të jetë Matija Mirkov. (infOSport.mk)

 

Leave a Reply