Interi ka piketuar goditjen e parë për merkaton e verës. “Neroaxurrët” janë pranë titullit kampion në Serie A, edhe atë pas plotë 10-të viteve, ndërsa që tani kanë filluar të mendojnë edhe për sezonin e ardhshëm.
Beppe Marotta po punon për përforcimet e merkatos së verës dhe ka piketuar goditjen e parë.
Interi është në kërkim të një mbrojtësi për krahun e majtë dhe është Nikolas Taliafiko, ai që ka përfunduar në shënjestrën e Antonio Kontes.
Mbrojtësi argjentinas ka kontratë me Ajaksin deri në vitin 2023, ndërsa Inter do të duhet të paguaj 15-18 milionë euro për të siguruar shërbimet e argjentinasit.