Detaje nga kontrata e Sedlloskit me FC Shkupin

Goce Sedlloski të premtën edhe zyrtarisht u emërua si trajner i FC Shkupit nga Çairi, njofton “infOSport.mk”. Ish kapiteni i përfaqësueses së Maqedonisë, te FC Shkupi u prezantua nga ana e drejtorit sportiv Omer Bunjaku. Ai me skuadrën “bardheblu” nga Çairi firmosi kontratë 1-vjeçare, me mundësi vazhdimi edhe për më shumë vite, gjithnjë nëse përmbushen kërkesat e drejtuesve të FC Shkupit.

Për Sedlloskin, FC Shkupi do të jetë skuadra e tretë që do e udhëheq në futbollin tonë vendor, teksa më parë kishte drejtuar Horizont Turnovën (2014-2015) dhe Vardarin (2015-2017), me të cilën skuadër ishte shpallur për dy vite kampion, ndërsa gjithashtu me këtë skuadër kishte fituar edhe SuperKupën.

Ndryshe karrierën e trajnerit e kishte filluar si ndihmës te skuadra e Bundesligës austriake SV Mattersburg (2010–2013), që më pas të luaj edhe rolin e asistentit edhe në reprezentacionin e Maqedonisë së Veriut gjatë vitit 2011–2012.

Në vitin 2018 ai mori drejtimin e skuadrës Riga të Letonisë, ndërsa një vit punoi edhe në Bosnjë e Hercegovinë me ekipin e Shiroki Brijeg. Nga viti 2020 Sedlloski ishte trajner me skuadrën e dytë të Dinamo Zagrebit. (infOSport.mk)

Leave a Reply