Struga Trim Lum reagon ndaj arbitrit Gocevski për padrejtësitë në ndeshjen kundër Rabotniçkit (VIDEO)

Struga Trim Lum në mesjavë zhvilloi ndeshjen e javës së 27-të kundër Rabotniçkit. Ndeshja në fjalë u mbyll me barazim 1:1, ndërsa ekipi strugan ende nuk mund të kapërdijë si duket padrejtësitë e bëra nga ana e arbitrit kryesor, Marjan Gocevski, njofton “infOSport.mk”.

Sipas tyre, pikërisht arbitri nga Strumica kishte ndikuar drejtpërdrejtë në rezultatin final, kjo pasi në 3 raste ai nuk kishte akorduar penalti në favorin e tyre. Gjithë këto raste ata i kanë grumbulluar përmes një video materiali, të cilin e kanë publikuar në faqen e tyre zyrtare në facebook.

Reagimi i plotë i Struga Trim Lum

“Sot klubi jonë ka reaguar tek organet përkatese pranë FFM-së për padrejtësitë që na u bënë nga ana e arbitrit Marjan Gocevski në ndeshjen e fundit kundër Rabotniçkit! Ne si klub e cilësojmë të turpshëm dhe tendencioz gjykimin e tij në një ndeshje aq te rëndesishme për ekipin tonë. Në videon e mëposhtme keni vetëm 3 nga rastet në të cilat nuk u akordua penalti në favorin tonë.

Mirëpo, pavarësisht të gjithave ne vazhdojmë me kokën lartë për fitoret e rradhës”.

Leave a Reply