Kombëtarja shqiptare ciklin e ri eliminatorë të vlefshëm për Botërorin e vitit 2022 që do të mbahet në Katar e nisi me dy fitore nga gjithsej 3 ndeshje të zhvilluara. Ata mundën Andorrën dhe San Marinon, dy skuadra modeste, edhe pse realisht ishin shumë larg me lojën e treguar.
Por vallë sa kanë qenë shpërblimet për këto tre ndeshje, përfshirë edhe Anglinë?
“Panorama Sport” ka mësuar shpërblimin e vënë në dispozicion nga FSHF-ja për skuadrën “kuqezi” për çdo ndeshje, brenda dhe jashtë fushe.
Jo vetëm kaq por edhe premion e majme për kualifikimin historik në Botërorin “Qatar 2022”, për të cilin vlera është 3 milionë euro.