Sulmuesi i Bajernit të Munihut, Leon Dajaku në të ardhmen nuk do të përfaqësojë Kosovën, apo edhe kombëtaren shqiptare, pasi tashmë i njëjtë ka bërë zgjedhjen e tij.
Futbollisti shqiptarë me origjinë nga Kosova, që aktualisht luan në formë huazimi nga Bajerni i Munihut te skuadra e Union Berlinit, së fundmi në një intervistë për kanalin zyrtar të kësaj skuadre, është pyetur për përfaqësimin e tij në Kombëtare.
Edhe pse ende kishte shpresa se mund të vishte ndonjërën prej fanellave të ekipeve përfaqësuese shqiptare, Dajaku ka konfirmuar se ka zgjedhur Kombëtaren e Gjermanisë.
“Futbolli është gjithçka në jetën time”, – është shprehur fillimisht Dajaku.
“Jam duke dhënë maksimumin në fushë dhe shpresoj të luaj edhe në nivelin ndërkombëtar”, – u shpreh Dajaku.
Ndërsa i pyetur për zgjedhjen e tij në nivel kombëtarë, përgjigjja e tij ishte shumë e prerë: “Kam zgjedhur Gjermaninë”.