Janë mbyllur ndeshjet e kthimit të fazës çerekfinale të Liga Europa, përmes së cilave mësuam edhe emrat e 4 skuadrave të kualifikuara.
Arsenali pavarësisht rezultatit të barabartë 1:1 në Londër, sonte nuk la vend për surpriza në Çeki.
“Topçinjtë” mundën Slavia Pragën me rezultatin e thellë 4:0, duke u kualifikuar për në gjysmëfinale me rezultatin e përgjithshëm 5:1.
Skuadra e Artetas çështjen e fituesit e zgjodhi që në pjesën e parë, kur shënoi 4 gola, një i anuluar për shkak pozitës jashtë loje.
Pepe, Saka dhe Lakazete ishin të saktë në 45 minutëshin e parë, me Lakzaete, i cili shënoi edhe një gol tjetër gjatë 45 minutëshit të dytë, për të vendosur rezultatin përfundimtarë të këtij takimi, Slavia Praga 0, Arsenal 4.
Ndërkohë Roma edhe përkundër barazimit 1:1 sonte në “Olimpiko” me Ajaksin, siguroi një vend për në gjysmëfinale, duke ruajtur nderin e skuadrave nga Serie A në Europë. “Verdhekuqtë” me këtë rast nderojnë Italinë dhe eliminojnë një fabrikë talentesh si Ajaksi.
Rezultati i sotëm 1:1 i kombinuar me fitoren 1”2 në Amsterdam i fali Romës kualifikimin. Brobej kaloi në epërsi Ajaksin në minutën e 49-të, ndërsa për kualifikimin e Romës u përkujdes Edin Xheko me golin e shënuar në minutën e 72-të. Edhe në këtë ndeshje VAR anuloi një gol, edhe atë për miqtë, kjo pasi paraprakisht Mkhitarian ishte ndalur në mënyrë të palejuar nga Tadiç.
Viljareali edhe në ndeshjen e dytë ka mundur Dinamo Zagrebin e Arijan Ademit, këtë herë me shifrat 2:1. Vendimtare për “Nëndetësen e Verdhë” doli të jetë pjesa e parë, kur edhe shënuan të dy golat me anë të Alkaser (36’) dhe Moreno (43’), derisa golin e vetëm për skuadrën kroate e realizoi sulmuesi Orsiç në minutëne 74-të.
Fitore e dytë nga po aq ndeshje kundër Granadas edhe për Mançester Junajtedin, që edhe në “Olld Traford” triumfoi me shifrat 2:0. Kavani vetëm pas 6 minutave lojë hapi takimin, duke caktuar ndoshta që në ato momente udhëtuesin për në raundin tjetër, derisa një autogol i Valeho vulosi emrin e udhëtuesit për në gjysmëfinale.
Atje “Djajtë e Kuq” do të përballen me Romën, ndërkohë në gjysmëfinalen tjetër do të luajnë Viljareali dhe Arsenali. Skuadrat fituese nga këto takime do të luajnë në finalen e madhe të Liga Europa, ku njëra prej tyre do të synojë të ngrejë lart trofeun, i cili veç të tjerash të siguron ehde një biletë për sezonin e ardhshëm në Ligën e Kampionëve. (infOSport.mk)