Skuadra e Vllaznisë, pjesë e së cilës janë edhe tre futbollistët nga Maqedonia, Mevlan Adili, Demir Imeri dhe Aleksandar Isaevski, gjatë ditës së djeshme arriti të kualifikohej për në finalen e mdhe të Kupës së Shqipërisë, duke eliminuar në gjysmëfinale ekipin e Laçit, të trajnerit Shpëtim Duro.
Vllaznia shënoi fitore minimale 1:0, falë golit të shënuar nga Ardit Hoxhaj në minutën e 22-të.
Gëzimi në mesin e futbollistëve të te Vllaznia ka qenë i madh, teksa kjo shihet qartë edhe te festa e skuadrës pas përfundimit të ndeshjes. Në videon e postuar nga klubi, shihet festa e çmendur e lojtarëve të Vllaznisë, teksa në mes të tyre qëndron trajneri Tomas Brdariç.
Të pranishëm ishin edhe drejtuesit e klubit, me në krye sponsorin Xhaferi, i cili gjithashtu bëhet bashkë me lojtarët dhe trajnerin për të festuar.
Në finalen e Kupës shkodranët do të përballen me Skënderbeun, skuadër kjo që në rolin e mysafirit eliminoi Teutën, duke mundur me rezultatin 2:0.