E mërkura me vete sjellë ndeshjet e javës së 27-të në elitën e futbollit vendor, njofton “infOSport.mk”. Një ndër ndeshjet që zgjon më shumë interesim, është ajo në Shkup, në arenën “Todor Proeski”, aty ku mejdanin do të ndajnë Vardari dhe Renova. Dy skuadrat ish kampione të Maqedonisë këtë edicion ndodhen në një situatë shumë të vështirë, teksa po luftojnë për mbijetesë.
Vardari në 8 ndeshjet e stinorit pranveror ka marrë vetëm dy barazime, ndërsa në 6 ndeshjet tjera ka pësuar disfatë, që e kanë sjellë këtë skuadër të vë në diskutim shumë seriozisht mbijetesën, pasi për momentin ndodhen vetëm në pozitën e parafundit me 27 pikë, po aq sa ka edhe Renova në pozitën e 8-të.
Skuadra e Qatip Osmanit në pranverë ka regjistruar 2 fitore, 2 barazime dhe 4 disfata. Një nga fitoret e kishte arritur pikërisht ndaj Vardarit, ndërsa një gjë të tillë “gjipspunuesit” synojnë edhe në takimin e sotëm.
NDESHJET TJERA – Një tjetër përballje tejet interesante pritet të jetë edhe ajo në Strugë, ku mejdanin do të ndajnë Struga Trim Lum dhe Rabotniçki. Këto dy skuadra për dallim nga Renova dhe Vardari, po luftojnë për atë pozitë të tretë, që ju siguron Europën, edhe pse për momentin po e shohin nga pas, pasi aktualisht atë e zotëron Makedonija GJ.P.
Kjo e fundit ka një mundësi të mirë që të lidh një seri të fitoreve, këtë herë në ndeshjen si vendas kundër Borecit. Shkëndija në Tetovë do të ketë një detyrë të vështirë përballë Akademia Pandev, që po kalon një formë të mirë, ndërsa FC Shkupi shihet si favorit absolut përballë Bellasicës së vendit të fundit.
Ndeshja e fundit e kësaj xhiroje është ajo midis Pelisterit dhe Sileksit. Për të dyja skuadrat pikët janë shumë të rëndësishme, duke pasur parasysh se ende nuk e kanë të siguruar mbijetesën. (infOSport.mk)
LPFMV – Java 27 |
||||||||||||||||||
|