Milan dhe Zlatan Ibrahimoviç janë shumë pranë rinovimit të kontratës. Këtë gjë e ka konfirmuar edhe vetë edhe drejtori i kuqezinjëve, Paolo Maldini gjatë një interviste për “Corriere dello Sport”.
Sipas të njëjtit burim, marrëveshja thuhet se do të arrihet në bazën e 7 milionë eurove, plus dhe bonuseve të përfshira, siç janë prezencat dhe golat e realizuar.