Shënohet goli i parë në “El Clasicon” shqiptare (VIDEO)

Pas pjesës së parë pa gola, Shkëndijës i kanë mjaftuar vetëm 6 minuta në pjesën e dytë për të shënuar golin e epërsisë ndaj Renovës, në “El Clasicon” shqiptare të Ligës së parë në Maqedoni, njofton “infOSport.mk”.

Armend Alimi harkoi nga goditja e këndit në shtyllën e parë, aty ku më së miri reagoi Besart Ibraimi, që realizoi për 1:0.

Për bomberin “kuqezi” ishte ky goli i 18-të sezonal, duke kryesuar edhe më binshëm listën e golashënuesve në elitën e futbollit vendor, aty ku Shkëndija për momentin ka fjalën kryesore dhe po ecën me hapa të sigurttë drejt titullit kampion. (infOSport.mk)

Leave a Reply