Pas pak në Tetovë do të zhvillohet “El Clasico” shqiptare midis Renovës dhe Shkëndijës, njofton “infOSport.mk”. Të dyja skuadrat njohin mirë njëra tjetrën, ndërsa këtë vit gjërat qëndrojnë më ndryshe, duke pasur parasysh se Renova po lufton për ekzistencë, derisa Shkëndija, si zakonisht për titullin kampion.
Pikërisht vlera e pikëve për Renovën ka detyruar trajnerin Qatip Osmani, që këtë ndeshje ta nis me një formacion shumë sulmues, pasi në formacionin e parë vërehet prezenca e 4 sulmuesve, si Shefit Shefiti, Remzifaik Selmani, Alen Jasharovski dhe Suhel Muharremi.
Kjo nënkupton se Renova nuk do të mbrohet, por do të sulmojë ndaj mbrojtjes më të mirë në kampionat, ndërsa në anën tjetër mbetet të shihet se cila do të jetë kundërpërgjigjja nga sulmi më i mirë dhe golashënuesi më i mirë në kampionat, Besart Ibraimi. (infOSport.mk)