Kevin De Brujne ka vazhduar kontratën me Mançester Sitin edhe për dy vite të tjera, me ç’rast i njëjti në “Etihad Stadium” do të qëndrojë deri më 30 qershor të vitit 2025.
De Brujne mbrëmjen e kaluar dëshmoi klasin e lartë që posedon, duke e ndihmuar skuadrën e tij për të shënuar fitore në ndeshjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve kundër Borusia Dortmund.
Belgu 29-vjeçar skuadrës së Sitit iu bashkua verën e vitit 2015-të, kur erdhi nga rradhët e Volfsburgut. 65 gola dhe mbi 100 asiste në 255 ndeshje për rekordin e tij me “Citizens” dhe tituj nga më të larmishmit.
Qëllimi i tij dhe Sitit tani është trofeu i Ligës së Kampionëve, një trofe kaq i ëndërruar nga e gjithë bota, por asnjëherë i arritur nga “qytetarët”.
Nëse e fiton kompeticionin më të rëndësishëm për klubet në Europë, do të ishte lavdia kurorëzuese e një prej mesfushorëve më të mirë të kësaj epoke.