Akademia Pandev është skuadra e parë finanliste e Kupës së Maqedonisë për sezonin 2020/2021, njofton “infOSport.mk”.
Skuadra e trajnerit Aleksandar Vasoski sot në Shkup eliminoi Makedonija GJP në ndeshjen e parë gjysmëfinale. Akademia Pandev shënoi fitore 3:1, duke dëshmuar se për momentin është skuadër më e mirë se Makedonija GJ.P, të cilën e mundi edhe disa ditë më parë (03 prill) në kuadër të javës së 25-të në LPFMV.
Besnik Ferati me një super gol në minutën e 14-të kaloi në epërsi Akademia Pandevin, derisa kundërpërgjigjja erdhi nga njëri prej futbollistëve shqiptarë të Makedonija GJP. Izet Ajrullahu, i cili me të majtën e tij shënoi për 1:1.
E gjithë kjo ndodhi në minutën e 31-të, ndërsa deri në fund të pjesës së parë nuk u shënua asnjë gol tjetër.
Në pjesën e dytë regjistruam dy gola të tjerë, edhe atë nga i njëjti futbollistë për të njëjtë skuadër. Marjan Radeski ishte njeriu vendimtarë, pasi që në dy raste arriti që të shënojë nga pika e bardhë (55’, 90+6’).
Kësisoj Akademia Pandev do të luaj sërish në finalen e madhe, mirëpo këtë herë përballë një kundërshtari tjetër, midis ekipeve të Struga Trim Lum, ose Sileks, dy skuadra këto që nesër do të përballen mes tyre në gjysmëfinalen e dytë. (infOSport.mk)