Pas pauzës dy javore për shkak të ndeshjeve ndërkombëtare, nga sot është rikthyer kampionati elitar me xhiron e 25-të. Takimi hapës i kësaj xhiroje, i takoi Akademia Pandevit që fitoi transfertën me Makedonija Gjorçe Petrovin me rezultatin 2:1. Dy golat e Kërstovskit ishin të mjaftueshëm për triumf të skuadrës nga Strumica, ndërsa golin e vetëm për ekipin vendas e realizoi Samir Fazli.
Ky ishte takimi i vetëm që u zhvillua sot, ndërsa nesër në program janë edhe 5 ndeshjet tjera të kësaj xhiroje. E diela do të sjell dy takime interesante, me Shkëndijë që në Tetovë pret Sileksin, ndërsa Shkupi përballet me Renovën në kryeqytet. Ndërkohë Struga Trim Lum në fushë të vet pret Bellasicën. Në takimet tjera, Pelisteri takohet me Vardarin, përderisa Rabotniçki do të luajë kundër Borecit. Të gjitha këto ndeshje zhvillohen në termin të njejtë, duke nisur nga ora 15:00.
Foto: Ekipa.mk