Lajm i keq për Maqedoninë, Pandev do mungojë kundër Armenisë

Megjithë fitoren e madhe ndaj Gjermanisë në Duisburg, Igor Angellovski pas përfundimit të ndeshjes ka marrë një lajm aspak të mirë. Për ndeshjen e rradhës kundër Armenisë, që në program është me 2 shtator, vetëm pas Europianit, ai nuk do të mund të llogarisë në shërbimet e Goran Pandev, njofton “infOSport.mk”.

Kapiteni i ekipit përfaqësues mbrëmë u ndëshkua me kartonë të verdhë, e që automatikisht i pamundëson atij paraqitjen në ndeshjen e rradhës eliminatore për Botërorin e vitit 2022, që do të mbahet në Katar.

Mirëpo kjo ka pak rëndësi për momentin, pasi “verdhekuqtë” ende po e shijojnë fitoren e madhe ndaj Gjermanisë, ndërkohë paraprakisht gjatë muajit qershor, Maqedoninë e pret paraqitje historike në kuadër të Europianit.

Kujtojmë ndeshjen e parë në kuadërë të Kampionatit Europian, Maqedonia do ta zhvillojë kundër Austrisë (13.06), që më pas të takohet me Ukrainën (17.06), ndërkohë në ndeshjen e tretë të grupit do të përballen me Holandën (21.06).

Leave a Reply