Mbrëmjen e sotme me fillim në ora 20:45 Përfaqësuesja e Kosovës do të zbres në fushë për të zhvilluar ndeshjen kundër Spanjës në Seviljë, e vlefshme për eliminatoret e Botërorit “Qatar 2022”.
Një nga çështjet që u komentua më së shumti në prag të kësaj sfide, ishte nëse Spanja do të lejonte himnin e Kosovës dhe fla murin në këtë ndeshje, pasi që ky shtet nuk e njeh Pavarësinë e Kosovës.
Për këtë çështje ka folur kryetari i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi.
Kreu i FFK-së tha se ndeshja do të zhvillohet sipas protokolleve të përcaktuara nga FIFA dhe UEFA.
Por, nëse himni i Kosovës nuk do të intonohet gjatë ndeshjes, atëherë ata do të braktisin fushën dhe do të nisen menjëherë për Kosovë.
“Sigurisht që po dhe pa nevojë. Unë nuk kam dyshuar asnjëherë në Qeverinë e UEFA-s dhe FIFA-s dhe në rregullat dhe protokollet e UEFA-s dhe FIFA-s, të cilat me siguri që po vërtetohen edhe sot, me himnin, me flamurin, dhe me gjithçka sipas protokolleve të FIFA-s. Ne i përshendesim gazetarët dhe arbitrët dhe ikim për Kosovë. Në asnjë mënyrë nuk do të luhet loja. Por, nuk do të ndodh ajo sepse protokolli është në përpikmëri” – është shprehur numri një i futbollit të Kosovës, Agim Ademi.