Portugalia ka fituar me rezultat 3:1 në transfertën ndaj Luksemburgut në ndeshjen e grupit “A”, e vlefshme për kualifikimet e Kupës së Botës “Qatar 2022”.
Ylli i “luzitanëve”, Kristiano Ronaldo nuk kishte gjetur golin në dy ndeshjet e para kundër Azerbajxhanit dhe Serbisë, ndërsa e gjeti përballë Luksemburgut.
Ronaldo shënoi golin e dytë për Portugalinë në këtë ndeshje, mirëpo megjithatë vëmendje më të madhe morri huçja e tij në minutën e 78-të, kur edhe pse doli i vetmuar para portierit vendas, Moris, të njëjtin nuk arriti që ta mposhtë edhe pas dy tentativave.
Vërtetë e habitshme për një lojtar si Ronaldo, i cili nga pozita të këtilla vështirë se falë.