Të enjten në Çishinau të Moldavisë, Shkëndija do të zhvillojë ndeshjen e ktimit në kuadër të turit të parë eliminatorë ndaj skuadrës së Daçias. Në ndeshjen e parë të zhvilluar në Strumicë, skuadra tetovare shënoi fitore bindëse 3:0, ashtu që çudira duhet ndodhur që Daçia të eliminojë skuadrën tetovare.
Ndeshjen e kthimit që do të zhvillohet në stadiumin Moldova (Speia) do ta drejtojë arbitri sllovak, Peter Kraloviç, një arbitër i cili pjesë e ndeshjeve të UEFA-s është që nga viti 2011, kur për herë të parë kishte referuar në ndeshjet kualifikuese të skuadrave U19.
Në kuadër të ndeshjeve kualifikuese të Liga Evropa, do të jetë kjo ndeshja e tij e 7-të, ku vlen të theksohet se në vitin 2013-të, i kishte referuar Teteksit, në ndeshjen në transfertë ndaj skuadrës lituaneze të Pjunik.
Në atë ndeshje Teteksi kishte pësuar disfatë minimale 1:0, ndërsa i njëjti arbitër kishte treguar 5 kartonë të verdhë. Kur jemi tek kartonët, vlen të përmendet se në 6 ndeshjet e deritanishme në Liga Evropa, Karloviç ka treguar plotë 22 kartonë të verdhë, apo 3.67 për ndeshje, ndërsa gjithashtu ka treguar edhe një kartonë të kuq.
Ndihmës të arbitrit 34-vjeçar nga Sllovakia në ndeshjen e së enjtes në Çishinau, do të jenë bashkëkombasit e tij, Gabriel Adam dhe Mirolsav Bemko, ndërsa arbitër i katërt do të jetë Adam Somolani.
Ndeshja Daçia – Shkëndija starton në ora 16:00.