Kosova ka pësuar disfatë të thellë 0:3 ndaj Suedisë në ndeshjen e parë të ciklit të ri eliminatorë për Botërorin e vitit 2022, që do të mbahet në Katar. Përveç disfatës, “Dardanët” nuk bindën edhe me lojë, ndërkohë pas përfundimit të ndeshjes, trajneri Bernard Çallandes për SuperSport Kosova, u shpreh: “Do ta ndryojsha pjesën e dytë, kemi luajtur dy lojë, pjesa e parë nuk ishte keq, kishim disa mundësi dhe kishim kurajo dhe vetëbesim. Goli i parë ishte një gabim trashanik, kemi mundur të reagojmë, pozicionimi ishte i mirë”.
“Kemi marrë dy gola dhe kemi pranuar për gabimet tona. Pjesa e dytë nuk ishte aspak e mirë, nuk kishim besim, mendoj se ekipi ishte pa zjarrin që duhej”.
“Ishin shumë të gjatë, pesë lojtarë mbi 190 centimetra, ishte shumë e vështirë për neve, sidomos Ibrahimovic, nuk mund të fitonim topin kundër tij. Forsberg është shumë lojtar i fortë, po ashtu Issak”.
“Ekipi luftoi ishte e qartë, por që mund të themi se Suedia ishte shumë e fortë për ne sot. Ne kishim ndryshuar pak mesfushën dhe nuk ishim të sigurtë”.