Suedia brenda 35 minutave ka shënuar dy herë në stadiumin “Fadil Vokrri” përballë Kosovës, që duket e pafuqishme përballë vikingëve, të cilët golin e parë e realizuan pas 12 minutave lojë, njofton “infOSport.mk”.
Gjithçka lindi nga një rivënie anësore pak e dyshimtë për miqtë, të cilët vazhduan aksionin por brenda zone një dalje e Ujkanit, totalisht e gabuar, i dha mundësi Ibrahimoviçit që me thembër të kthejë topin te Augustinsson që me portën e boshatisur shënoi.
Golin e dytë e realizoi Aleksandar Isak në minutën e 35-të, duke bërë që Suedia në pushim të shkojë me dy gola epërsi. (infOSport.mk)