Super Enis Bardhi shënon nga gjuajtja e lirë, traverza i mohon edhe golin e dytë (VIDEO)

Përfaqësuesja e Maqedonisë ka shënuar golin e parë në kuadër të ndeshjeve eliminatore që po zhvillohen nga ora 20:45, njofton “infOSport.mk”.

Të besuarit e Igor Angellovskit me anë të Enis Bardhit shënuan vetëm pas 7 minutave lojë. Shkupjani i Levantes shënoi nga gjuajtja e lirë, edhe atë nga një distancë e largët, ndërsa në minutën e 12-të i njëjti sërsh provoi nga gjuajtja e lirë, mirëpo këtë herë traverza nuk lejoi festën e Bardhit, i cili deri në këto momente është një nga futbollistët më të dalluar te përfaqësuesja e Maqedonisë së Veriut. (infOSport.mk)

Foto: gol.mk

Leave a Reply