Shqipëria të dielën në Tiranë do të mirëpret Anglinë, ndeshje kjo që pritet me shumë interesim nga ana e gjithë shqiptarëve kudo që janë.
Të dyja këto kombëtare ciklin e ri eliminatorë për Botërorin e vitit 2022, e nisën me fitore. “Kuqezinjtë” në transfertë mundën minimalisht 1:0 Andorrën, derisa Anglia në “Uembli” me rezultatin 5:0 mundi San Marinon.
Kështu në ndeshjen e së dielës të dyja skuadrat futen me atmosferë pozitive, edhe pse lajmet e fundit nga tabori i “Albionit Krenar” nuk janë aq pozitive.
Nëpërmjet faqes së tyre zyrtare, këta të fundit kanë konfirmuar dy mungesa të rëndësishme për ndeshjen me Shqipërinë ditën e diel, duke filluar nga ora 18:00.
“Tre luanët” do të bëjnë në ndeshjen me Kombëtaren shqiptare pa dy futbollistët e tyre të rëndësishëm, siç është sulmuesi i Mançester Junajtedit, Markus Rashford dhe ai i Arsenalit, Bukajo Saka.
Të dy lojtarët nuk janë të gatshëm për ndeshjen me Shqipërinë, teksa vuajnë nga dëmtimet. Në këtë situatë, të dy futbollistët janë kthyer në skuadrat e tyre respektive dhe ndeshjen kundër Shqipërisë do e ndjekin nga TV.