Merkato e verës mund të sjellë një transferim shumë të bujshëm, por edhe të papritur. Sipas asaj që shkruan e përditshmja spanjolle, “Fichajes”, Liverpuli në verë do të tentojë të transferojë sulmuesin e Atletiko Madridit, Luis Suarez.
Anglezët me sa duket kanë nisur kontaktet me ekipin spanjoll për të verifikuar mundësinë e rikthimit të sulmuesit.
Jurgen Klop është prej kohësh në kërkim të një golashënuesi, ndaj duket se ka dhënë bekimin e tij për të sjellë ish-yllin e “të kuqve” në “Enfilld Roud”.
Pavarësisht se Barcelona e la të lirë atë verën e kaluar, uruguaiani po tregon me fakte se koha e tij nuk ka perënduar ende.
19 golat me ekipin e Simeones janë një dëshmi e qartë e forcës së tij pavarësisht se është 34 vjeç.
Ai e njeh mirë Anglinë e sidomos ka përvojë ndërkombëtare, çka mund ta ndihmojë Liverpullin të rivendosë duart te Liga e Kampionëve.
Kujtojmë se gjatë përvojës së tij të parë me Liverpullin, brenda katër sezoneve, Suarez shënoi 82 gola në 133 ndeshje.