Ronald Kuman me shumë gjasa do të drejtojë Barcelonën edhe sezonin e ri futbollistik, ndërsa kjo ka bërë që i njëjti së bashku me presidentin Joan Laporta dhe me drejtuesit e tjerë të skuadrës “katalunase” të projektojnë bashkë ekipin e së ardhmes.
Holandezi dëshiron që të bëhen ndryshime të mëdha në repartin e avancuar, aty ku përveç Memfis Depaj të Lionit dhe Erling Haland të Borusia Dortmundit, dëshirojnë të transferojnë edhe një emër tjetër.
Fjala është për ish sulmuesin e Milanit, Andre Silva, i cili po shkëlqen këtë sezon me Frankfurtin në Bundesligë. Portugezi në 24 ndeshje kampionale ka regjistruar 21 gola, duke dhuruar edhe 5 asiste.
Në Spanjë, gjithashtu raportojnë se Barcelona ka arritur marrëveshje edhe me holandezin e Liverpullit, Xheorxhinio Vajnaldum.