Futbollisti i Kombëtares shqiptare, Ermir Lenjani me shumë gjasa do të rikthehet në kampionatin zviceran te skuadra e Sionit. Një gjë të tillë e ka publikuar gazeta “Blik”, me Sionin që ka shfaqur interesim për shërbimet e shqiptarit që aktualisht është pjesë e Renes.
Dy klubet kanë nisur bisedimet dhe po studiojnë terrenin për një marrëveshje të mundshme që mund të finalizohet gjatë ditëve të ardhshme. Lenjani edhe më herët ka qenë pjesë e kampionatit zviceran pasi e ka nisur karrierën në vitin 2006 me skuadrën e Vinterthurit.
Paolo Tramezani disa javë më parë mori drejtimin e Sionit dhe mund të jetë pikërisht ideja e tij për të marrë ngat vetës futbollistin e Kombëtares.