Tetovari Nedim Bajrami ka humbur sfidën e së enjtes kundër Andorrës, për shkak të problemeve burokratike.
Mesfushori 22-vjeçar i Empolit mbahet ende “peng”, nga FIFA, teksa qeveria botërore e futbollit ende nuk ka pajisur lojtarin me lejen për të përfaqësuar Kombëtaren e Shqipërisë.
Bajrami nuk zbriti në fushë mbrëmjen e kaluar, mirëpo nga tabori “kuqezi” shpresojnë që ky problem të zgjidhet në sfidën e radhës ndaj Anglisë dhe mesfushori tetovar të jetë gati për të debutuar ndaj “3 luanëve” me 28 mars në ndeshjen që do të zhvillohet në “Air Albania” në Tiranë.