Një lajm trishtues na vjen nga Italia, aty ku 19 vjeçari Daniel Guerini, një lojtar i ri i Lacio Primavera, humbi jetën pas një aksidenti automobilistik gjatë mbrëmjes së kaluar.
Nga “Il Messaggero” vjen lajmi se rreth orës 20:00 të kësaj mbrëmjeje një djalë 19-vjeçar së bashku me dy bashkëmoshatarë të tjerë u përfshinë në një aksident të rëndë automobilistik.
Futbollisti i ri i Lacios, Guerini mbeti i vdekur që në vendin e ngjarjes.