Super Kosova demolon Lituaninë (VIDEO)

Përfaqësuesja e Kosovës e ka mbyllur me sukses miqësoren në prag të ndeshjeve eliminatore që i presin “Dardanët” ditëve në vijim, njofton “infOSport.mk”.  Kosova sonte në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë mundi Lituaninë me rezultatin 4:0.

Goli i parë “dardan” erdhi në minutën e 26-të, kur Arbër Zeneli si një tren i shpejtë depërtoi nga e djathta, për të shënuar një rrjetën e mysafirëve golin e avantazhit.

Ishte ky goli i vetëm për ekipin e Bernard Çallandes gjatë 45 minutave të para, që kaluan në shenjën e futbollistëve të përfaqësueses së Kosovës.

Ashtu ndodhi edhe në pjesën e dytë, e cila doli të jetë edhe më efikase. 3 gola të tjerë “dardan” për demolim të lituanezëve, të cilët nuk do e mbajnë mend për të mirë ndeshjen e tyre të parë ndaj Kosovës.

Vedat Muriqi pas asistit të Milot Rashicës në minutën e 64-të, shënoi edhe golin e dytë në rrjetën e lituanezëve, ndërsa deri në fund në listën e golashënuesve u regjistruan edhe Arbër Zeneli, i cili në minutën e 71-të shënoi edhe golin e dytë personal dhe të tretin për Kosovën, ndërkohë Besar Halimi në minutën e 79-të vendosi rezultatin përfundimtarë të këtij takimi miqësorë, Kosova 4, Lituania 0.

Është ky një paralajmërim i mirë për ekipin “dardan” që me 28 mars e pret përballja me Suedinë në Prishtinë, ndërkohë 3 ditë më vonë, ato do të jenë mysafir të Spanjës. (infOSport.mk)

Leave a Reply