Trajneri i Kombëtares shqiptare, Edi Reja, ditën e sotme ka folur në konferencën e zakonshme për shtyp në prag të sfidës ndaj Andorrës që do të zhvillohet të enjten në orën 20:45.
Tekniku italian u shpreh optimist për këtë përballje, teksa kërkoi përqendrim nga skuadra. I pyetur në lidhje me debutimin e mundshëm të Bajramit, Reja qartësoi se situata është pak e ndërlikuar për sa i përket mesfushorit të Empolit, pasi janë në pritje të një konfirmimi nga FIFA për aktivizimin e tij.
“Për Bajramin duhet të presim një konfirmim nga FIFA, sepse është një situatë e komplikuar, ai ka lindur në Maqedoni dhe rritur në Zvicër, është një element që mund të na ndihmojë shumëm për të ardhmen, duhet pritur leja për pjesën e debutimit. Mund të vij leja sot në darkë ose nesër” – u shpreh Edi Reja.