Përfaqësuesja e Maqedonisë së Veriut, po përgatitet për ndeshjen e parë eliminatore të Botërorit 2022 që do ta luaj kundër Rumanisë. Në kuadër të ditës së dytë të përgatitjeve me përfaqësuesen e vendit, ka folur Agim Ibraimi, i cili rikthehet në taborin përfaqësues pas 6 viteve.
“Normalisht jam i emocionuar. Jam i motivuar maksimalisht dhe çdo herë që kam qenë pjesë e përfaqësuesit me kënaqësi kam qenë këtu, gjithmonë e kam dhënë maksimumin. Kështu do të jetë edhe tani dhe çdo here tjetër. Mendoj se të gjithë futbollistët janë në ritëm të mirë, dhe gjithë këtë duhet ta përcjellim edhe te ekipi. Është e qartë se me kualifikimin në Europian, çdo kundërshtar maksimalisht dhe seriozisht do të qaset në ndeshjet me Maqedoninë, megjithate me qasje të vërtetë, me karakter, me ego, me maksimum në fushë mund të arrijmë deri te suksesi i ri”, ka deklaruar Agim Ibraimi.