Mediumi i njohur “Transfermarkt” ka publikuar 11shen më të shtrenjt në La Liga. Kjo 11-she është e dominuar nga futbollistë të Atletiko Madridit dhe Barcelonës, dy skuadra këto që për momentin kryesojnë La Ligan.
Nga skuadra e Atletiko Madridit janë 4 futbollistë: Zhoao Feliks, Markos Ljorente, Hoze Himenez dhe Jan Oblak.
Barcelona poashtu ka 4 futbollistë në këtë 11-she: Ansu Fati, Lionel Messi, Pedri Gonzales dhe Frenki De Jong.
Nga ekipi i Real Madridit janë Kasemiro dhe Varane, ndërsa nga Sevilja është vetëm mbrojtësi Kounde.
E gjithë kjo 11she sipas “Transfermarkt” kushton 810 milionë euro.
Futbollisti më i shtrenjtë është Jan Oblak i cili vlerësohet 90 milionë euro.