Real Madridi që tani ka filluar të mendoj për merkaton e verës që nuk është edhe shumë larg. Drejtuesit e “mbretërve” kanë nisur të studiojnë objektivat e mundshëm dhe një prej tyre është një emër shumë i njohur.
Bëhet fjalë për mesfushorin Naby Keita, i cili nuk ka patur impaktin që pritej te Liverpulli.
Mesfushori e ka humbur vendin e tij në formacionin titullarë, ndërsa nga e gjithë kjo kërkon të përfitojë Real Madridi.
“Todofichajes” bën me dije se drejtuesit nga Madridi kanë nisur bisedimet e para për të bindur Liverpullin.
Real kërkon të përforcojë mesfushën, në mënyrë që trajneri Zidane të ketë mundësi rotacioni, me ekipin që sezonin e ardhshëm do të luftojë fort për çdo front, si në Spanjë, ashtu edhe në Europë.