E ardhmja e Hakan Çalhanoglut te Milani është në pikëpyetje, ku edhe pse ka zhvilluar një sezon fantastik me Milanin, ende nuk ka rinovuar kontratën, që i përfundon në verë.
Fantazisti “kuqezi” për momentin është në grumbullim me Kombëtaren e Turqisë, për eliminatoret e Botërorit të vitit 2022.
Nga grumbullimi, Çalhanoglu ka folur për mediat, ku një moment zbuloi edhe një sekret që nuk e kishte thënë më parë.
Fantazisti i Milanit rrëfeu se është tifoz i Galatasarajit, madje ka edhe tatuazh simbolin e luanit, që personifikon klubin turk dhe tifozët e saj.
“Kam luanin si tatuazh sepse jam një tifoz i Galatasarajit. Shpresoj që një ditë në të ardhmen të luaj atje, pse jo?”, – ka thënë Çalhanoglu.