Porto ka marrë një fitore të vuajtur 2:1 mbrëmë në udhëtim te Portimonense. Një sukses ky i arritur falë dy autogolave, që kanë ndihmuar skuadrën nga Dragao të konsolidojnë vendin e dytë në renditje.
Ka qenë një ndeshje ne tensionuar, në të cilën trajneri i Portos, Serxhio Konseisao pothuajse ka arritur te duart me trajnerin kundërshtar Paulo Sergio, pasi është ndëshkuar me kartonin e kuq nga arbitri.
Një episod i shëmtuar, që mund t’i kushtojë shumë ish-mesfushorit të Lacios dhe Interit, i cili me Porton e tij renditet në pozitën e dytë me 54 pikë, 10 më pak se ekipi kryesues i Sportingut.