Shkëndija të dielën demoloi Vardarin në Shkup, duke e mundur me rezultat 6:1, që njëherit ishte edhe fitorja më e thellë e skuadrës tetovare përballë rivalit nga Shkupi. Pas kësaj disffate Vardari zbret në pozitën e 9-të në renditjen tabelare me vetëm 27 pikë të tubuara, duke rrezikuar ndjeshëm mbijetesën në mesin e më të mirëve në futbollin vendor.
Këtë humbje turpëruese nuk kanë mundur ta kapërdijnë edhe tifozët e Vardarit, të quajtur “Komitët”, të cilët pas ndeshjes kanë reaguar përmes një komunikate në rrjetet sociale.
Ata e quajnë Turp këtë disfatë, edhe atë “Turp të madh”, mirëpo duke mos akuzuar në asnjë moment futbollistët që kishin zbritur në fushë, por disa persona që thonë se janë me zemër për Vardarin, por që një gjë të tillë nuk e kanë dëshmuar edhe me vepra.
Në vazhdim keni reagimin e tyre: