Shkëndija përmbys Vardarin, FC Shkupi dhe Sileksi në pushim shkojnë me barazim

Shkëndija ka përmbysur rezultatin në ndeshjen përballë Vardarit që në 45 minutëshin e parë, duke dëshmuar edhe njëherë tjetër se për momentin janë skuadër dukshëm më e mirë se ajo shkupjane, njofton “infOSport.mk”.

Vardari avansoi me golin e Martin Mirçevskit pas 11 minutave lojë. Shtatëshkurti i vendasve shfrytëzoi një gabim të kapitenit Bejtullai, dhe me një goditje nga distanca shënoi një gol të bukur për 1:0.

Ky gol vleu deri në minutën e 27-të, kur në skenë, njëjtë sikurse në ndeshjen e parë të këtij edicioni të zhvilluar në Shkup, foli Florent Ramadani.

Talenti i skuadrës tetovare me mjaft vetëbesim kërkoi një pasim nga ana e Valmir Nafiut, i cili në ato momente po përagtitej për të ekzekutuar rivënien nga këndi, ndërsa goditja e Ramadanit pasi u devijua nga mbrojtësi Lazareviç, përfundoi në rrjetën e Filip Iliq.

1:1 në ato momente në arenën “Filipi i Dytë”, ndërsa në minutën e 34-të Besart Ibraimi duke shënuar nga penaltia i dha fund agjërimit, kur janë në pyetje golat e shënuar.

Ndeshja në Kratovë midis Sileksit dhe FC Shkupit po zhvillohet në kushte shumë të vështira klimatike, ndërsa të parët që hapën rezultatin, ishin vendasit, të cilët avansuan me golin e Karakamishev në minutën e 15-të.

Pasoi një inciativë e “bardheklatërve” nga Çairi, të cilët në minutën e 38-të me anë të Abdul Ruatubjaje barazuan shifrat në 1:1. Fredi Alvarez mjaft mirë harkoi në shtyllën e dytë nga gjuajtja e lirë, ndërsa mbrojtësi nga Ruanda, me kokë shënoi golin e tij të parë me fanellën e FC Shkupit.

Me po të njëjtin rezultat 1:1 u mbyll edhe ndeshja në Tetovë midis Renovës dhe Makedonija GJ.P. Shefit Shefiti në minutën e 16-të kaloi në epërsi vendasit, ndërsa 20 minuta më vonë i riu Filip Aleksovski barazoi shifrat në 1:1, duke shfrytëzuar një tollovi para portës së Hadis Velii.

Kristijan Velinovski shënoi golin e vetëm në ndeshjen në Strumicë për Akademia Pandevin përballë Struga Trim Lum, kur me një aksion individual arriti që të mposhtë Raif Mirseloskin.

Epërsi minimale edhe për Bellasicën kundër Rabotniçkit në ndeshjen tjetër që po zhvillohet po në Strumicë pas 45 minutave të para në lojë. (infOSport.mk)

Leave a Reply