Në pritje për të kuptuar se si do të mbyllet tratativa mes Domenino Serafino dhe Kim Dae Jung, me këtë të fundit që është pranë blerjes së paketës së mazhorancës së klubit Sambenedettese, problemet te skuadra e Serie C (kategoria e tretë italiane) nuk mungojnë aspak.
Në fakt, do të vijë një penalizim për vonesat e rrogave, por edhe transfertat janë bërë problem.
Ashtu si shkruan “La Nuova Riviera”, shpenzimet e ndeshjes jashtë fushe ndaj Pesaro, javën e shkuar, u paguan nga Maksi Lopez dhe Paolo Montero, sulmuesi dhe trajneri i ekipit markexhian.
Të dy kampionët kanë vendosur dorën te portofoli për të shmangur humbjen në tavolinë. Në fakt, hoteli, akomodimi, dieta dhe karburanti janë paguar nga argjentinasi dhe uruguaiani.