Altin Bytyçi është njëri nga futbollistët e ftuar nga trajneri i Përfaqësueses U21 të Shqipërisë, Alban Bushi. Mbrojtësi nga Suhareka është pjesë e listës për ndeshjet e muajit mars së bashku me dy futbollistët e tjerë të Kukësit, Angelo Tafa dhe Redon Dragoshi, shkruan Gazetasheshi.com.
Paraqitjet me skuadrën verilindore këtë edicion në Kategorinë Superiore kanë bërë që Bytyçi të ftohet me ‘shqiponjat’.
Ish-anëtari i Besës së Pejës ka vendosur tashmë t’i përfaqësojë ngjyrat ‘kuqezi’, duke e braktisur Kosovën.
Ai ishte pjesë e ekipit të 19 vjeçarëve të Kosovës dhe ishte i ftuar vazhdimisht nga selektori Ramiz Krasniqi.
Gjërat kanë ndryshuar tashmë dhe Bytyçi ka vendosur përfundimisht ta përzgjedh Shqiprinë për ta përfaqësuar, ashtu siç kanë bërë edhe disa futbollistë të cilët në të kaluarën ishin pjesë e “Dardanëve”.
Informacionin për afrimin e Bytyçit te ekipi i 21 vjeçarëve të Shqipërisë e ka bërë klubi i tij FK Kukësi.