Ginter braktis Borusinë e Dortmundit për të shkuar te Borusia Menhengladbahu

Mbrojtësi i Kombëtares gjermane, Matias Ginter karrierën e tij do ta vazhdoj te Borusia Menhengladbahu, njofton “kicker”, përcjellë “infOSport.mk”. Futbollisti 23-vjeçar te Gladbahu transferohet nga Borusia e Dortmundit, ndërsa lajmin për largimin e tij nga “Sinjal Iduna Park”, Ginter e bëri të ditur që mbrëmë në një deklaratë pas ndeshjes finale të Kupës së Konfederatave ndaj Kilit, në të cilën ndeshje Gjermania shënoi fitore minimale 1:0 falë golit të Stindl.

Emrat e parë të skuadrave që mendoheshe se do jenë destinacioni i ri i mbrojtësit 23-vjeçar, ishin Hofenhajmi dhe Totenhami, mirëpo, “kicker” tashmë ka nxjerrë një pah një skuadër të tretë.

Sipas të përditshmes gjermane, interes nga ana e skuadrës angleze të Totenhamit vërtetë ka pasur, mirëpo oferta e “spërsave” është refuzuar nga ana e vetë futbollistit gjerman.

Borusia Menhengladbahu për shërbimet e Ginter do të paguaj 15 milion euro, ndërsa këtë vit ish skuadra e Granit Xhakës nuk do të luaj në Evropë, pasi sezonin e kaluar e mbyllën në pozitën e 9-të.

Ginter është një fëmijë i Frajburgut, ndërsa te Dortmundi erdhi para tre viteve.

Leave a Reply